Nesër në Fushë-Kosovë hapet Panairi i Librit `Fushë-Kosova 2021`

Nesër në Fushë-Kosovë hapet Panairi i Librit `Fushë-Kosova 2021`

Nesër (e premte, 23 korrik), me fillim nga ora 10.00, në platenë e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë hapet Panairi i Librit “Fushë-Kosova 2021”, edicioni i parë dhe çelet ekspozita “Vullkani i republikës” përgatitur nga Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës.

Në këtë panair do të paraqiten mbi 1 000 tituj të librave të ri dhe mbi 1 000 tituj të librave të vjetër, të rrallë dhe të përdorur. 
Gjatë ditëve të panairit të librit do të shënohen edhe këto aktivitete:
Punëtori nga punonjësit e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës për restaurimin e librit të dëmtuar;
Lexime të tregimeve të shkurtra për fëmijë;
Promovim të katalogut dhe çeljes të ekspozitës “Libri i vjetër, i rrallë dhe i përdorur”
Lexime të poezive dhe të përrallave për fëmijë;
Dhurim të librave, nga individë dhe botues, për bibliotekat e shkollave të komunës së Fushë-Kosovës.
Panairi organizohet tri ditë me radhë (më 23, 24, 25 korrik), me fillim nga ora 9:00 deri në orën 23.00.