11:16 / 22.07.2021
Tahiri-Aliut: Nuk mjafton pezullimi, anuloni vendimin!
Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri nuk pajtohet vetëm me vendimin për pezullimin e taksës së tiketave ngjitëse.
Tahiri në seancë tha që ky proces duhet të anulohet tërësisht dhe të qartësohet pozicioni i ministrit Aliu në dikasterin e tij, meqenëse sipas tij nuk po dihet kush është ministër Aliu apo Durmishi.
Në fund, Tahiri thotë që më korrekt do të ishte që Aliu të jepte dorëheqje për shkak të mospërgjegjësisë ndaj vendimeve të tij.























