19:35 / 22.07.2021
Kurtit i duken katër muaj qeverisje si katër vjet
Kryeministri Albin Kurti gjatë pasdites së të enjten zhvilloi një takim me diasporën në Parkun e Qytetit në kryeqytet.
Aty foli për “të arriturat” dhe sfidat e qeverisë së tij.
Por teksa foli për fillimin e qeverisjes, Kurti u habit duke thënë se si Qeveri i kanë mbushur katër vjet nga votimi në parlament.
“Si Qeveri e Republikës së Kosovës i kemi përmbushur katër vite (muaj)”, ka thënë Kurti, ndërsa të pranishmit duartrokiten.























