07:06 / 23.07.2021
Avokati i Popullit raporton në komisionin për të Drejtat e Njeriut
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione sot mban mbledhje.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara;
3. Shqyrtimi i propozimit për plotësimin e fushëveprimit tё Komisionit;
4. Shqyrtimi i Peticioneve
5. Diskutim lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe koordinimi i aktiviteteve me qëllim tё promovimit të të drejtave të njeriut.
I ftuar Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj.
6. Të ndryshme.
Vendi: N302 Koha: 10:00























