Syla: Abdixhiku i LDK’së një Vjosa Osmani me pantolla
Gazetari dhe analisti Valon Syla ka thënë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është bërë ‘vasal’ i Vetëvendosjes dhe se është “një Vjosa Osman me pantolla”
Këto deklarata Syla i ka bërë duke komentuar kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet komunale të 17 tetorit në Kosovë, duke shtuar se po vendos t’i kandidojë ‘të pashpresët’ për fitore.
“Kandidatët në Komuna po i qet të pashpresë me ja ndreq terenin Vetëvendosjes…sidomos në Prizren”, ka shkruar Syla.
Ai më tutje ka thënë se Abdixhiku do ta tregtojë LDK’në, “sikur ajo”, duke iu referuar Vjosa Osmanit e cila braktisi partinë e saj për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky është postimi i plotë i Sylës:
Lumir Abdixhiku defenitivisht është vasal i Vetëvendosjes. Kandidatët në Komuna po i qet të pashpresë me ja ndreq terenin Vetëvendosjes… sidomos në Prizren.
Ky është një mentalitet i tugjarit të Tërrnocës, apo një Vjosa Osman me pantolla. Do ta tregtoj edhe LDK’në, sikur ajo.
#albanologji #ldk #vasal #vv.























