Këta janë 10 kandidatët e parë të LDK-së për kryetar komunash
BKT
Lajme

Këta janë 10 kandidatët e parë të LDK-së për kryetar komunash

Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së vendosi që:

- Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit;

  • Anton Quni - kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;

  • Ilir Ferati - kandidat për kryetar të Komunës së Istogut;

  • Hyrie Dobrunaj - kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit;

  • Burim Krasniqi - kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit;

  • Besim Hoti - kandidat për kryetar të Komunës së Klinës;

  • Bajrush Hoti - kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;

  • Bexhet Xheladini - kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit;

  • Jeton Biqkaj - kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës;

  • Ruzhdi Shehu - kandidat për kryetar të Komunës së Junikut.

Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi.


MË SHUME NGA Lajme