Përfitimet e mahnitshme shëndetësore që do të merrni nëse hani avokado
BKT
Lifestyle

Përfitimet e mahnitshme shëndetësore që do të merrni nëse hani avokado

Avokado është një frut me vlera të larta ushqyese dhe përfitime të shumta shëndetësore. Avokadot janë të pasura me kalium, që rregullojnë lëngjet e trupit. Është gjithashtu një burim i mirë i vitaminave C dhe E.

Avokadot kanë flavonoide antibakteriale dhe antioksiduese, të cilat shkatërrojnë bakteret në gojë dhe rregullojnë frymëmarrjen. Paliumi ndihmon në mirëmbajtjen e lëngjeve në trup, duke lejuar që veshkat të funksionojnë në mënyrë më efikase.

Rregullon presionin e gjakut dhe parandalon osteoporozën. Konsumi i rregullt i avokados zvogëlon kolesterolin “e keq” dhe rrit kolesterolin e mirë deri në 11%. Është një nga ushqimet më të mira për mëlçinë pasi ndihmon trupin të prodhojë glutation, i cili filtron substancat e dëmshme dhe mbron qelizat e mëlçisë nga dëmtimet.

Falë karotenoideve luteinë dhe zeaksantinë, ai mbron shikimin. Ofron mbrojtje kundër kancerit për shkak të karotenoideve dhe yndyrnave të tyre të pangopura. Është i pasur me fibra, duke ndihmuar në ruajtjen e një peshe të shëndetshme.