10:19 / 28.07.2021
Shoferi i autobusit të aksidentit dërgohet në burgun e Pozhegës së Kroacisë
D.L. 52 vjeçar, u dërgua atje pasi gjykatësi i rastit e mori në pyetje atë për aksidentin që ndodhi afër Slavonski Brod herët në mëngjes të dielën
Shoferi i autobusit që ishte duke vozitur kur ndodhi aksidenti tragjik në Kroaci është dërguar në burgun e Pozhegës në Kroaci.
Gjithashtu, Departamenti i Policisë Brod-Posavina raportoi se identiteti i të dhjetë pasagjerëve të vdekur nga autobusi ishte vërtetuar, shkruan Dnevnik.hr.
Nga ky aksident mbetën të vdekur 10 persona.
Igor Cishper, avokati i shoferit, tha të martën se ai kishte biseduar me klientin e tij dhe se ai ka thënë se kurrë askujt nuk i kishte thënë se e ka zënë gjumi derisa ishte në timon.
“Atij i vjen keq që ndodhi e gjithë kjo. Ne do të shohim gjithçka më tej”.























