Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për fillimin e ditëve të diasporës në Ferizaj, në lidhje të drejtpërdrejt do të flas, Xhemile Murati, drejtore e drejtorisë për Kulture,Rini dhe Sport.
Njohësi i fushës së mjedisit, Prof. Zeqir Veselaj, flet për ditën e tejkalimit të tokës.
Adrian Berisha, drejtor për Kulturë në Komunën e Prishtinës, në lidhje të drejtpërdrejt, flet për: Prishtina sfidon të nxehtit këtë vit përmes "Akull N'verë".
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























