Hapet Festivali italian `Medifest`, temë kryesore emigrimi i shqiptarëve

Hapet Festivali italian `Medifest`, temë kryesore emigrimi i shqiptarëve

Festivali, i cili zhvillohet në Itali, ka si tematikë “Ritmet, dialogun, kujtesën dhe imazhet nga Mesdheu”.

Prej 29 korrikut deri më 1 gusht, kryefjalë e edicionit të parë të “Medifest” do të jetë Shqipëria.

Ngjarja do të jetë e ndarë në katër vende të rajonit të Puglia-s. Midis Castro-s, Diso-s, Marittima-s dhe Acquaviva-s, do të zhvillohet festivali kulturor mbi Shqipërinë.

Me kuratore Geri Ballon, 30 vjetët e ikjeve masive të emigrantëve shqiptarë drejt Brindisi-t dhe Bari-t, do të shpalosen në këtë event. Katër ditë do të jenë në gatishmëri për takime, prezantime, koncerte, shijim, lexim, shfaqje në ekran dhe një rrugëtim fotografik për të rrëfyer historinë e Shqipërisë ballkanike, përcjell AlbanianPost.

Një ngjarje, e cila veçse lartëson rishtazi Shqipërinë në një piedestal tjetër.


MË SHUME NGA Kulturë