Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për sigurinë në pishinën e Germisë, rolin e shpëtimtarëve në pishinë dhe për interesimin e qytetarëve për ta shfrytëzuar pishinën e Gërmisë, në lidhje të drejtpërdrejt do të flasin, Venera Aliu, Koordinatore e Grupit të shpëtimit  dhe Andi Katanolli, Koordinator i Grupit të shpëtimit.

Dorentina Podrimqaku, zv. drejtoreshë në Qendrën për Informim dhe Përmirësim Social, flet për Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor.

Në lidhje të drejtpërdrejt nga Teatri Kombëtar, Bedri Zyberaj, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Ardit Bido, drejtor i drejtorisë se përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, flasin për hapjen e ekspozitave me materiale arkivore.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Aktuale