Hekur dhe vitaminë C, kombinimi ideal kundër rënies së flokut

Hekur dhe vitaminë C, kombinimi ideal kundër rënies së flokut

Rënia e flokut është një problem që shkakton shqetësim, madje në disa raste edhe episode ankthi. Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimi.

 Mungesa e balancës hormonale, faktorët genetik, infeksionet e skalpit të kokës dhe duhanpirja mund të shkaktojnë gjithashtu rënien e flokëve.

Ashtu siç mund të ndikojë edhe përdorimi i produkteve të pasura me kimikate, disa medikamente të caktuara. Në këtë dukuri aspak të pëlqyer ndikojnë dhe sëmundje të caktuara siç janë çregullime e tiroideve, imuniteti i dobët, anemia, pra, mungesa e hekurit si dhe sëmundjet kronike. Mënyrat e trajtimit të këtij problemi në mënyrë natyrale janë të larmishme, megjithatë përpara ndjekjes së tyre, njeriu duhet t’i kushtojë vëmendje hekurit në organizëm.

Rëndësia e Hekurit Për Shëndetin e Flokëve
Hekuri është një ushqyes i domosdoshëm për një sërë funksionesh të organizmit, përfshirë këtu edhe prodhimin e gjakut. Kur në organizëm ka nivele të ulëta të hekurit, ai përthith depozitat e mbetura, përfshirë këtu edhe ato që përdoren për rritjen e flokut. Kësisoj ky i fundit nis të bjerë. Përpara se të vendosni që të merrni suplementë të hekurit, sigurohuni që po konsumoni mjaftueshëm ushqimet që janë të pasura me të. Këtu përfshihen:
Barishtet e gjelbërta si spinaqi
Mishi i viçit, peshkut, pulës dhe gjelit të detit
Brokoli
Thjerëzat
Gocat e detit
Farat e kungullit
Fasulet
Frutat e thata

Vitamina C Për Përthithjen e Hekurit
Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që përveç hekurit, njerëzit që kanë probleme me flokun duhet të sigurohen që të marrin mjaftueshëm edhe vitaminën C. Kjo e fundit është e domosdoshme për përthithjen e sasive të nevojshme të hekurit. E fundit, por jo për nga rëndësia, ekspertët thonë se duhet të shmangni sa më shumë kafenë, çajin dhe verën gjatë vakteve sepse ato bllokojnë përthithjen e hekurt./AgroWeb.org