Të hënën mblidhet Kuvendi, ky është rendi i ditës

Të hënën mblidhet Kuvendi, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës ditën e hënë.

Në njoftimin e bërë nga Kuvendi i Kosovës thuhet se seanca do të fillojë në ora 10:00.

Pikë e rendit të ditës është edhe zgjedhja e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik,

Debat parlamentar lidhur me punën Njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Zgjedhja e kryesuesit dhe dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.


MË SHUME NGA Aktuale