13:08 / 31.07.2021
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Dr. Obaid Al Ketbi, ish komandant i Njësitit të Emirateve të Bashkuara në kuadër të KFOR-it, do të flas për mbështetjen e Emirateve të Bashkuara pas luftës në Kosovë.
Si të përballohet vapa në shtatëzani dhe për infeksionet urinare, flet Dr. Memli Morina, obstetër gjinekolog.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























