Deri në 40 minuta pritje tek Dheu i Bardhë dhe në Merdare
BKT
Lajme

Deri në 40 minuta pritje tek Dheu i Bardhë dhe në Merdare

Numër i madh i mërgimtarëve janë nisur drejt Kosovës gjatë muajve të fundit.

Por fluksi më i madh i ardhjes së tyre ishte në dy javët që lamë pas.

Ngjashëm vazhdon të jetë edhe gjatë këtyre ditëve ku shumë prej tyre zgjedhin që pushimet e kësaj vere t’i kalojnë në vendlindje.

Por në hyrje të dy pikave kufitare më të frekuentuara nga ta në atë të Dheut të Bardhë dhe të Merdares pritjet janë në kohë të ngjashme.

Tek Dheu i Bardhë pritja është deri në 40 minuta, ndërsa në Merdare vetëm gjysmë ore, transmeton lajmi.net.

Duhet përkujtuar që gjatë kësaj vere është raportuar se kolonat kanë qenë më të shkurtra e padyshim edhe më pak të mundimshme për mërgimtarët që vijnë drejt Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme