Celina me probleme shëndetësore, tre muaj jashtë fushe
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina ka qenë i lidhur me një largim nga skuadra franceze Dijon pas rënies nga Ligue 1.
Celina pasi u infektua me COVID-19 në fund të qershorit, u kthye në klubin e tij në mes të korrikut, por që nuk u përfshi me ekipin në stërvitje shkaku i një problemi shëndetësor në zemër.
Trajneri i Dijon thotë se lojtari i i Kosovës aktualisht nuk është i përfshirë për shkak të një problemi të zemrës, shkruan twtd.
“Bersant Celina ka një problem që lidhet me COVID-19, komplikime në nivelin e zemrës”, tha Linares për faqen zyrtare të klubit të tij.
“Ne nuk duhet të rrezikojmë”.
Celina duhet t’i nënshtrohet testeve mjekësore para se të jetë në gjendje të kthehet në stërvitje me Dijon, të cilët ranë në Ligue 2 sezonin e kaluar.
Kosovari pritet të pushojë për rreth tre muaj, pastaj do t’i shikohet gjendja shëndetësore.
Celina do t’i mungojë edhe Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e muajit shtator dhe tetor.























