Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
BKT
Lajme

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Rendi i ditës

 

 

I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

 

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 19 dhe 21 korrik 2021:

 

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

 

5. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-019 për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II),

 

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+)  (ada numri referues 8116-00-2020)”,

 

7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-009 për ratifikimin e amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes kornizë së kredisë të datës 14 gusht 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”,

 

11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural,  Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,

 

13. Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,

 

14. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar,

 

15.  Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2020.

 

 

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 korrik 2021: 

Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

​ 

IV. Përgatitjet për Seancë të re plenare: 

 

1.      Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.      Pyetjet parlamentare,

3.      Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-025 për mbrojtjen e ajrit nga ndotja,

5.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-027 për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve.


MË SHUME NGA Lajme