Kastrati: Kurti në sinkron me Vuçiqin për dialogun për karburant elektoral
BKT
Lajme

Kastrati: Kurti në sinkron me Vuçiqin për dialogun për karburant elektoral

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka ironizuar me fjalimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti në Kuvend, lidhur me 100 ditëshin e punës së Qeverisë që ai e udhëheq.

Kastrati, me një raketë në bluzën e tij, ironizoi me deklaratën e deputetit të LVV-së, Jahja Kokaj lidhur me këtë çështje, .

“Dje pasi e dëgjova këtë raportin voluminoz të kryeministrit, kisha përshtypjen që po flet kryeministri i një shteti me shtatë koka bërthamore apo dhjetë që i ka. Ama, u preka shumë, sepse nuk e futi arritjen kulminante të tremujorëshit të parë, këtë raketën e Jahja Kokës. Se tash veç me hip në raketë edhe u kry puna, për tre muaj ditë ky eci përpjetë”, tha Kastrati.

“Mbrëmë edhe më erdhi pak me qajtë kështu me emocion se thashë qysh bre s’ka lind ky njeri para dy shekujve, para Hasan Prishtinës, para Ismail Qemalit edhe me e kënaqë këtë vend, me e rahatu para dy shekujve. Kjo është goxha e dhimbshme”, deklaroi deputeti i PDK-së.

Sipas tij, 100 ditëshi i parë i Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti është sikur 100 ditëshi i fundit i qeverive të kaluara.

“100 ditëshi i parë duket si 100 ditëshi i fundit i çdo qeverisjeje, sepse 100 ditëshin e fundit të gjithë janë të lodhur. Këta duken shumë të lodhur qysh në start”, tha Kastrati.

"Kjo qeveri është në autopilot që tre muaj sepse jane lodhur. Kjo Qeveri është fokusuar komplet në dialog. Këtu kam mospajtim me shumicën e komuentuesve qoftë në debate, parlament se dialogu pse po bëhet nga prioriteti i gjashtë, shtatë në prioritetin një. Në fakt dialogu duhet të mbetet ndër prioritetet e para për Kosovën, sepse është interes i Kosovës me e përfundu këtë marrëveshje, me njohje reciproke sepse prodhon për ne subjektivizimin ndërkombëtar të këtij shteti, kompletimin e këtij shteti, regjistrimin apo antarësimin në oganizata ndërkombëtare dhe rrjedhimisht i hap përspektiva tjera ekonomike për të ardhmen e këtij vendi".

"Por cila njohje, nga cila Serbi, pse mashtron ky njeri dhe pse bënë teatër dhe cirk dhe del aty me disa letra për gjenocid. Serbia qe ka keqpërdorur brutalisht mitin e saj me na portretizu neve si gjelat. Serbia që gjatë luftës një apo dy ushtarë që janë vrarë i ka sjellë në Beograd për të thënë shihni se cfarë na bëjnë gjelatët shqiptarë. Serbia si Vuciq që ka keqpërdorur të gjitha, pra duhet një skenar fantastiko-shkencor dhe një ndërrim kulturor total i kësaj shoqërie në Serbi për me të njoftë ajo ty. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për të vërtëtën por për gënjeshtër. Por a duhet të dialogohet? Pra i thash arsyet por jo kjo të bëhet teatër."

"Ne fakt teatër, dhe duket se është në sinkron të madh me Vuciqin që dialogun me e keqpërdor për zhvillime të brendshme , për karburant elektoral ai në Serbi dhe ky në Kosovë, verëm se në mënyra të ndryshme".


MË SHUME NGA Lajme