ÇËSHTJET E PA MBYLLURA TË SË KALUARËS, MBYLLIN RRUGËT E SE ARDHMES
BKT
   Analiza & Opinione

ÇËSHTJET E PA MBYLLURA TË SË KALUARËS, MBYLLIN RRUGËT E SE ARDHMES

(“Shengeni” Tetorit 2019, Vuçiq-Rama alias “Marrëveshja e madhe ekonomike” Nëntorit,1946/48 Tito-Enver)

Hisen Berisha

E tashmja e qeverisjes në Shqipëri dhe në Kosovë është e kaluara jonë faktikisht.

Implementimi i Shengenit Rama – Vuçiq dhe SEFTA e Kurtit, që janë të njëjta në qëllim, janë kthim në të kaluarën. Pra në kohen e hegjemonisë serbe në rajon e me theks mbi Kosovën. 

Kësaj radhe ky hegjemonizëm do të rishtrihet edhe mbi Maqedoninë e brishtë dhe Malin e zi në krizë të ekzistencës apo ekzistencën e garantuar me faktin se është anëtare e NATO dhe partneritetin garantues të SHBA. 

Përndryshe autoudha që po ndërtohet nga Bari – Boljare deri në Beograd, duke u shtrirë nëpër trevat që kryesisht përbëjnë trevat e muhaxhirëve që sot jetojnë të shpërngulur në Kosovë e gjetiu, është tregues i statusit hegjemon të Serbisë në të ardhmen. Bosnja në objektivat serbe po ashtu është në pikëpyetje. 

Kujtojmë këtu “Marrëveshjen e madhe ekonomike“ Jugosllavi - Shqipëri të vitit 1946/48 e Nëntorit 27, e cila u ratifikua nga Kuvendi Popullor, me vendimin nr.388, datë 27.12.1946.

Kjo marrëveshje në përmbajtje kishte de facto shkrirjen politike, ekonomike dhe në aspektin e sigurisë, të Shqipërisë londineze në Jugosllavinë e AVNOIt. Suma sumarum kjo përfshinte “barazimin doganor Jugosllavi – Shqipëri”; “baras vlerësimi i Lekut me Dinarin jugosllav”;  Krijimin e shoqërive/kompanive “për shfrytëzimin e resurseve të Shqipërisë përfshi minierat, mineralet, naftës, hekurudhave dhe bregdetin” etj. 

Për efekt pati zhvlerësimin e lekut tërësisht, supremacia ekonomike deri në nivel hegjemonist, zbrazi tregun e Shqipërisë duke blerë të gjitha produktet vendore, me këtë dominancë zyrtarët serb determinonin çdo furnizim tregtare përmes kompanive apo projekte për zhvillim rajonal. Por, kjo në aspektin politik e kombëtar solli edhe një handikap tjetër, në çdo zyre dhe institucion vendor kishte nga një zyrtarë serb ndaj, zyrtarët shqiptarë nuk kishin me tagrin të përmendin çështjen e Kosovës, se ishin një union shtetesh me Jugosllavinë. Pra, qëllimi i zhbërjes së Kosovës si shtet, fshihet pikërisht pas “shengenit” ballkanik, duke tejkaluar Kosovën për të lidhur marrëveshje direkt me Serbinë, çka nënkupton se e konsiderojnë si pjesë kushtetues së Serbisë, siç pretendon edhe vet Vuçiq. Jo rastësisht edhe po insistohet në treshen fillestare Serbi-Maqedoni-Shqipëri, për ta futur Kosovën në kënd varësie.

Vërtetë se kjo po bëhej nga strategjia politike e Titos që ta bëj Shqipërinë pjesë të Jugosllavisë.

Për ironi, rivalitetit i Stalinit ndaj Titos, nga frika e fuqizimit të Jugosllavisë me të pa inkuadruarit, bëri që ta përkrahin Shqipërinë dhe ta nxjerrin nga kthetrat e Jugosllavisë për ta futur në kthetrat ruse.

Për historinë, tradita vazhdon Tito-Enver, Nano-Milloshevic, Rama-Vuciq, nga Kreta 1, nëpër Kretën 2, deri në Beograd, Novi Sad e tani pretendojnë me radhë Tiranën, Shkupin, Podgoricën, Sarajevën, Prishtinën...!

Asnjëra nga këto nuk e kanë qëllimin e “shëngenit” të propozuar nga Uashingtoni, ku Kosova dhe shtetet tjera të Ballkanit do të ishin palë të barabarta dhe të njohura ndërsjelltas, me theks Kosova me Serbinë.

E ardhmja jonë është implementimi i zotimeve të Uashingtonit sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku mbështetet edhe iniciativa për një “shengen” rajonal, por me Kosovën palë e barabartë nënshkruese dhe në mesin e shteteve me të cilat njihet ndërsjelltas.

Nisma Rama – Vuçiq përfshi dhe Maqedoninë, është revansh ndaj dyerve të mbyllura nga BE ndaj Serbisë dhe Shqipërisë për mungesë standardesh, assesi një qëllim pozitiv për Kosovën dhe rajonin. 

Pra kemi të bëjmë me një “Open Europe” por Ballkan jashtë standardeve.

Qëllimi konsekuent i kësaj nisme do të jetë orientimi kah “Unioni Euroaziatik” ku rol dominues ka Rusia.

Çështjet e pa mbyllura të së kaluarës, mbyllin rrugët e së ardhmes shoku Rama. 

Si po i kërkohet Kosovës të i bashkëngjitet kësaj nisme, nëse Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe si pasoj e kësaj as edhe si subjekt të marrëdhënieve ndërkombëtare. 

Si mund të ndjehet Kosova palë e barabartë në një forum të tille, të paktën politikisht ndërkombëtarisht (ngase në aspektin ekonomik as edhe pesë vendet tjera të Ballkanit dhe Shqipëria juaj s’mund të përballen me fuqinë ekonomike, politike dhe ushtarake të Serbisë, kujto veç sa operator ekonomik ka Serbia në rajon e me theks në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë sa i kanë këto shtete në Serbi?!) kur Serbia se njeh fare as si territor autonom, e lerë më palë në marrëdhëniet ndërkombëtare. 

A do të thotë kjo që Kosova ti bashkëngjitet këtij forumi, të bëhet tregu i mallrave ekonomike, dhe lirive të promovuara në trajtën ballkanike ndryshe nga ajo siç janë garantuara në kartën e kombeve të bashkuara. 

Pra, kjo përfshirje e Kosovës në projektin shengeni Ballkanin made in Vuçiq – Rama, është një përligjje e gjendjes statusore të Kosovës në kushtetutën e Serbisë. 
Po reflektoni hipokrizi me tendencën tuaj për tu paraqitur me kozmopolit apo me katolik ortodoks se vet Vuçiq e Zaev. 

Së pari identiteti territorial (pra integritetit dhe sovraniteti politik i Kosovës i njohur nga Serbia) pastaj mund te integrohemi në nisma rajonale. Ketë konotacion politik ka edhe "bashkimi kombëtar" made in Kurti-Qosje, pra i Kosovës me Shqipërinë, që mëse paku është bashkimi kombëtar i Shqipërisë natyrale. Përndryshe kjo që ju po mundoheni të bëni është thjeshte dhe vetëm rruga që qon në mohimin e shtetit të Kosovës.

Përfundimisht dua të them se kjo nismë e iniciuar nga Vuçiq e Rama është një “Open Ballkna” and “free trade of canabis & Co”, meqë rrugët e trafikimit nëpër Greqi dhe Itali u komprometuan dhe mbyllën. 

Prandaj ndodhi edhe vizita e mëhershme në Beograd si vijimësi e Kretës 1 dhe 2, e ekstazuar me këngën “rroka mandolinën”, për të identifikuar rrugën e re të trafikimit të narkotikëve për në Evropë. 

Ka logjikë arsyeshmërie kjo përpjekje imponuese juaja meqë kanabizimi i Shqipërisë, përbëjnë edhe fuqinë tuaj ekonomike, politike, por edhe në sferat tjera deri edhe në blerjen e votës. Pra është droga i vetmi mekanizëm që po u mbanë në pushtet kaq gjatë. Sindrom që dukshëm po e përfshinë edhe Kosovën.

Nëse i referohemi edhe katër pikave apo propozimeve të Kryeministrit Kurti atëherë mund të konstatojmë se qeveritë aktuale në Kosovës e Shqipëri duhet të qëndrojnë shumë larg nga tentimi që të nxjerrin shtetet tona nga rruga e tyre euroatlantike dhe ti orientojë në ndonjë aleancë midis shteteve të Ballkanit jo vetëm përmes marrëveshjeve politiko- ekonomike por edhe ushtarake!