Oferta e Chelseat për Lukakun trembë tifozët e Interit
E ardhmja e Romelu Lukakut tek Interi mbetet në dyshim. Chelsea, pasi e kuptoi që e kishte të pamundur të blinte Haalandin nga Borussia e Dortmundit, nisi ofensivën duke i ofruar sulmuesit belg një pagë prej 15 milionë eurosh (përfshirë bonuset), ndërsa klubit ziklatër 100 milionë euro plus kartonin e Marcos Alonsos.
Drejtuesit e Interit, të kontaktuar drejtpërdrejt nga homologët e tyre të bluve të Londrës, duke shmangur ndërmjetësit, dhanë një përgjigje negative. Ata shpjeguan se numri 9 nuk është në shitje, pasi konsiderohet pjesë thelbësore e projektit të tyre.
Sidoqoftë, është e vështirë të parashikohet se cilat do të jenë zhvillimet e ardhshme, pasi merkatoja verore pritet të rezervojë të tjera lëvizje deri në mbylljen e saj.
Largimi i Lukakut do të ishte një humbje madhe në sulmin e Interit, por në anën tjetër do të sillet të ardhura të majme për klubin në këtë kohë krize financiare për shkak të pandemisë.























