Bislimi takohet me zëvendësshefin e Zyrës së BE-së, Riccardo Serri
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot në takim zëvendësshefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Riccardo Serri.
Takimi u mbajt në kuadër të koordinimit të vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të BE-së për përpilimin e Agjendës për Reforma Evropiane 2.
Riccardo Serri u shpreh se Zyra e BE-së është e kënaqur me dokumentin e përpiluar nga Qeveria e Kosovës, si dhe e mirëpresin zbatimin e këtij plani konstruktiv dhe ambicioz.
Njëkohësisht theksoi se zbatimi i kësaj agjende do të shpie në reforma pozitive reale për qytetarët dhe bizneset përgjatë rrugës së Kosovës drejt BE-së.
Ndërsa, zëvendëskryeministri Bislimi tha se përpilimi i këtij dokumenti në kohë relativisht të shkurtër është rezultat i punës së përbashkët e të palodhshme të përfaqësuesve të Zyrës së BE-së dhe Qeverisë, e që do të vazhdojë në realizimin dhe monitorimin e këtij plani, thuhet në komunikatë.























