Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Besnik Peci, psikolog, i cili do të flasë për varësinë ndaj celularit.

Kurse Safet Gërxhaliu, ekspert i ekonomisë, do të na njoftojë më hollësisht për Ballkan Open, buxhetin e rishikuar 2021, diasporen dhe remitencat, investimet e huaja dhe për pakon ekonomike të Qeverisë. 

Në një lidhje të drejtpërdrejt nga Ferizaj, do të paraqitet Pllum Bekteshi, organizator, i cili do të flasë për nisjen e "Playfest".

Po në një lidhje të drejtpërdrejt do të paraqiten Eleni Laperi, kuratore dhe Adem Dërmaku, artist, të cilët për hapjen e ekspozites "Nuk është diçka e njëanshme”.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme