09:53 / 05.08.2021
Mbi 100 aksidente brenda 24 orësh në Kosovë
Statistika të frikshme të aksidenteve në 24 orët e fundit janë bërë të ditura nga Policia e Kosovës.
Vetëm brenda këtij intervali kohor, në territorin e Kosovës kanë ndodhur 124 aksidente trafiku, shkruan lajmi.net.
29 prej tyre kanë qenë me të lënduar, teksa pjesa tjetër me dëme materiale.
Gjithashtu, janë shqiptuar 1 mijë e 653 tiketa trafiku. /Lajmi.net/























