10:31 / 05.08.2021
Ambasada e SHBA-së bën thirrje për vaksinim ndaj COVID-19: Janë të sigurta
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, po apelon për vaksinim ndaj Covid-19, në mënyrë që të shpëtohen jetë, dhe të mposhtet pandemia.
Sipas kësaj ambasade, vaksinimi ndaj koronavirusit, është e vetmja zgjidhje, dhe se s’duhet rënë pre e dezinformatave meqë kjo kurë është e sigurt dhe efektive, njofton Klankosova.tv.
”Me Deltan vdekjeprurëse në rritje, vaksinimi është zgjidhja e vetme! Kur jeni të vaksinuar, nuk ka gjasa të merrni #COVID19 dhe nëse e bëni, do të jetë një rast i butë. Mos bini pas dezinformatave – vaksinat janë të sigurta dhe efektive”.























