10:27 / 06.08.2021
“Nga një djalosh në GOAT”, Barça ka një tjetër dedikim për Messin
Ndërkohë që të gjithë prisnin rinovimin, Leo Messi dhe Barcelona nuk ranë dakord për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre.
Ylli argjentinas është larguar zyrtarisht nga ekipi i zemrës, aty ku ka mahnitur botën me futbollin dhe magjitë e tij.
34-vjeçari është lojtar i lirë, ai mund të zgjedhë pa probleme skuadrën e radhës, që ka mundësi të jetë PSG. Barcelona ka postuar në faqen zyrtare një tjetër video dedikuar kapitenit legjendar.
Imazhet tregojnë rritjen e kampionit nga Rosario me fanellën e Barçës, ekip me të cilin debutoi në vitin 2005.
“Nga një djalosh në më të madhin e historisë“, shkruan klubi katalanas.























