Monaco dhe Nantes ndajnë pikët në ndeshjen hapëse të Ligue 1
Ka filluar sot sezoni i ri në Francë me ndeshjen mes Monacos dhe Nantes që përfundoi 1-1.
Sezoni i ri 2021/22 ka filluar në Francë me ndeshjen hapëse që u zhvillua mes Monacos dhe Nantes, transmeton lajmi.net.
Përballja e xhiros së parë mes dy klubeve u mbyll me rezultat 1-1.
Ndeshja nisi më mirë për Monacon që kaloi herët në epërsi në min e 14’ me golin e Gelson Martins, por nuk vonoi shumë dhe Nantes gjeti golin përmes Jean Charles Casteletto në min e 42, për rezultatin e pjesës së parë 1-1.
Pjesa e dytë u karakterizua me shumë raste shënimi por rrjetat më nuk u tundën dhe rezultati mbeti i njëjtë.
Kështu të dyja skuadrat kanë nga një pikë të grumbulluar pas xhiros së parë.
Nesër zhvillohen dy duele tjera të këtij raundi, fillimisht nga ora 17:00 takohen Lyoni dhe Brest, ndërsa në ora 21:00 Troyes e pret PSG-në.
PSG llogaritet favorit të fitojë këtë sezon të Ligue 1 duke marrë parasysh yjet e shumtë që ka transferuar këtë verë, duke shtuar këtu Leo Messin që pritet të zyrtarizohet së shpejti.























