Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Muharrem Beka, kryetar i Shoqatës së Zjarrfikësve, flet për ballafaqimin me zarret dhe kushtet e zjarrëfikësve.
Në lidhje të drejtpërdrejt, Shukri Azemi, kultivues i aroniave, flet për vjeljen e tyre.
Për protestën para komunës së Prishtinës të banorëve të rrugës "Muharrem Fejza", do të flas, aktivisti, Dren Shahini.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt lidhur me aktivitetet e festivalit "DokuFest".
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























