Mirlind Daku flet pas rinovimit me Osijekun
BKT
Sport

Mirlind Daku flet pas rinovimit me Osijekun

NK Osijek i ka vazhduar kontratën sulmuesit Mirlind Daku edhe për dy edicione.

Kosovari dje debutoi në fanellën e klubit kroat, derisa sonte (e hënë) rinovoi kontratën.

Pas rinovimit edhe Daku ka thyer heshtjen përmes një postimi në Facebook.

“+2 vite kontratë me njërën nga ekipet më të mira në Kroaci, NK Osijek. Faleminderit të gjithë atyre që më përkrahën dhe që vazhdojnë akoma”, shkroi ai.

Ndërkohë, vazhdojnë spekulimet që Daku të kalojë në një kompeticion tjetër.