18:48 / 09.08.2021
Krasniqi: Vaksina, mbrojtja më e mirë nga COVID-19
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka marrë sot dozën e dytë të vaksinën antiCOVID-19.
Ai në një postim në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen kundër sëmundjes së rrezikshme koronavirus që ka prekur të gjithë globin.
“Vaksina është mbrojtja më e mirë nga COVID-19. Duke u vaksinuar mbrojmë shëndetin e njëri-tjetrit dhe evitojmë një mbyllje tjetër të vendit që do të ishte fatale për ekonominë tonë. Sot e mora edhe dozën e dytë të vaksinës. Ftoj secilin qytetarë që të vaksinohet”, shkruan Krasniqi.























