Hysaj dhe shokët e tij janë ‘pa letra’
BKT
Sport

Hysaj dhe shokët e tij janë ‘pa letra’

Klubi i Lazios po përjeton një situatë me të vërtetë të pazakontë.

Nga njëra anë ka afruar një trajner si Mauricio Sarri dhe emra mjaft cilësorë në merkato, si Hysaj, Felipe Anderson apo Kamenoviç. Ndërsa nga ana tjetër, nuk ka sigurinë se mund të aktivizojë lojtarë “pa letra”.

Të gjithë futbollistët e afruar në merkato, ashtu si edhe Radu i cili ka rinovuar kontratën  tij, nuk janë zyrtarizuar në Ligën Italiane, ndaj nuk është bërë prezantimi para mediave.

Shkak është fakti se Lazio ka tejkaluar tavanin e shpenzimeve në krahasim me të ardhurat në vitin kalendarik, kështu, duhet më parë të rregullojë bilancet që Liga t’i mundësojë firmën me këta lojtarë.

Klubi ka kohë deri më datë 21 gusht për të bërë të mundur dorëzimin e dokumentacionit, ditën kur ekipi zbret në fushë ndaj Empolit për javën e parë të kampionatit, raporton syri.

Hysaj dhe të tjerët e afruar në verë, për momentin kanë marrë leje nga Liga vetëm për t’u stërvitur dhe për të luajtur miqësore, por nuk cilësohen ende zyrtarisht si futbollistë të Lacios pikërisht për shkak të këtij dokumentacioni që mungon.