Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Muharrem Beka, kryetar i Shoqatës së Zjarrfikësve, flet për ballafaqimin me zarret dhe kushtet e zjarrëfikësve.

Në lidhje të drejtpërdrejt, Shukri Azemi, kultivues i aroniave, flet për vjeljen e tyre.

Për protestën para komunës së Prishtinës të banorëve të rrugës "Muharrem Fejza", do të flas, aktivisti, Dren Shahini.

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt lidhur me aktivitetet e festivalit "DokuFest".

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme