Ish-anëtari i bordit të Barçës rrëfen skenarin e largimit të Messit
BKT
Sport

Ish-anëtari i bordit të Barçës rrëfen skenarin e largimit të Messit

Ish-anëtari i bordit të Baracelonës Jaume Llopis i cili dha dorëheqjen nga posti i tij pas largimit të Lionel Messit nga Barcelona, beson se Joan Laporta ishte i bindur nga drejtori gjeneral i klubit Ferran Reverter dhe presidenti i Real Madridit Florentino Perez për të lejuar argjentinasin të largohej.

Në fakt, Llopis shkoi aq larg sa që sugjeron se Laporta nuk është ai që ka autoritet në “Camp Nou”; por është Reverter që luan rolin kryesor.

"Drejtori i ri Reverter është në krye të gjithçkaje. Unë e di që gjithçka duhet të kalojë përmes tij, gjithçka duhet të nënshkruhet nga ai dhe jo presidenti," tha Llopis për “Cadena SER”.

"Ai e kërcënoi Joan Laportan me dorëheqjen e tij, dhe ai ka një kontratë të hekurt nga e cila presidenti i Barcelonës ka frikë.”

"Laporta ishte nën presion Reverter dhe, nga ana tjetër, Florentino Perez e bindi atë. Ata të dy e bindën atë që ta dëbojë Messin nga Barcelona dhe të mos nënshkruajë me fondin monetar CVC."

Llopis vuri në dukje ndikimin e Florentino Perezin dhe nënvizoi miqësinë që shefi i Real Madridit ka me drejtorin aktual të Barcelonës.

"Vetë Messi e tha atë me fjalët e tij:" Unë e zvogëlova pagën time deri në 50 përqind dhe ata nuk më kërkuan asgjë tjetër ". vuri në dukje Llopis.

"Është e vërtetë që kontrata e parë nuk u pranua sepse, sipas Laportas, kjo nënkuptonte hipotekimin e të drejtave televizive të Barcelonës për 50 vitet e ardhshme, por CVC ishte e gatshme të negocionte”, vazhdoi ai.

"Laporta u bind nga Ferran Reverter, se nuk ishte e mundur të nënshkruhej me CVC-në, dhe nga Florentino Perez me projektin e Superligës Evropiane.”

"Është e vërtetë gjithashtu që Ferran Reverter ka një miqësi të madhe me Florentino Perez dhe e bindën Laportan që të ndryshojnë rrënjësisht mendjen e tij dhe të refuzojnë të vazhdojnë negociatat.”, vazhdoi më tutje Llopis.

"Ajo që është befasuese është se janë edhe 25 ditë deri në fund të afatit të kalimtar dhe kishte kohë për të kërkuar zgjidhje. Ata refuzuan të negocionin me Messin. Andaj kjo është zgjidhja perfekte për Florentino Perezin, ne mund të forcojmë Real Madridin me transferimin e Kylian Mbappe.", tha në fund ai.