Christian Hoferer takon kryetarin e LDK-së Abdixhiku
Kryetari i Rinisë Paneuropiane për Bavari, Christian Hoferer, ka takuar sot, liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Përmes një postimi në facebook, zyrtari gjerman nga lëvizja Paneuropa, ka njoftuar, se pas heqjes së kufizimeve pandemike, ka takuar Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’i transmetuar atij, në emër të organizatës Paneuropa, urimet më të përzemërta për marrjen e drejtimit të LDK-së:
“Unioni Paneuropian, që nga viti 1990, kur Kosova përjetonte ditët më të errëta të saj, ka mbajtur kontakte të ngushta me përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa ka mbështetur Kosovën në rrugën e saj të gjatë drejt pavarësisë. Lumiri, ndodhet para nevojës së domosdoshme për zbatimin e reformave për modernizimin e partisë së tij, për të sjellur edhe një here, atje ku e ka vendin, trashëgiminë e Presidentit historic Dr. Ibrahim Rugova. Shumë fat dhe suksese në këtë detyrë!”, ka shkruar Hoferer në postimin e tij.























