Zyrtare: Tun Bardhoku përforcon Dritën
FC Drita nuk e ka ndërmend të ndalet në tregun e kësaj verë.
Nënkampionët e Kosovës, sot kanë transferuar edhe një tjetër super-lojtar.
Skuadra gjilanas pasi largoi Arago Jamal, shumë shpejtë ka gjetur pasuesin e tij.
Drita ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Prishtinës, Tun Bardhokun. Klubi gjilanas përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Bardhokun.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Mirë se vjen Tun Bardhoku
Klubi jonë ka arritur që shpejt të gjej zëvendësuesin e Arago Jamal i cili karrierën e tij do ta vazhdojë në Azerbejxhan.
Tun Bardhoku është lojtari ynë me të cilin kemi plotësuar boshllëkun e krijuar me largimin e Aragos.
Marrëveshjen mes Bardhokut dhe klubit e ka prezantuar drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje në klubin tonë.
Kohëzgjatja e marrëveshjes është lidhur për dy vitet e ardhshme me mundesi vazhdimi edhe për një vitë”, thuhet në njoftimin e FC Drita.























