Lista Guxo në Viti shkrihet në LDK, Haliti thotë se i fitojnë 11 komuna
BKT
Lajme

Lista Guxo në Viti shkrihet në LDK, Haliti thotë se i fitojnë 11 komuna

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti ka konfirmuar për RTK-në se dega e Listës Guxo në këtë komunë është rikthyer në LDK dhe se do të garojnë nën siglën e LDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit. 

Në një intervistë për Lajmet e Fundit në RTK, ai ka thënë se është e 'natyrshme që kjo listë të mbështes LDK-në edhe në komunat e tjera'. 'Në Viti ata janë rikthyer pa ndonjë marrëveshje specifike, pasi në fakt, LDK është shtëpia e tyre', shtoi ai.

Haliti tha se zgjedhjet e 17 tetorit do të jenë befasi dhe se LDK do të rikthejë mbështetjen popullore.

Sipas tij, mbështetja që LDK i dha Vjosa Osmanit për t'u zgjedhur Presidente, do të ketë impakt pozitiv në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme.

Ai po ashtu ka thënë se kjo parti në zgjedhjet lokale të 17 tetorit synon t'i fitojë 11 komuna. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme