Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mjeku, Rushit Arifi, do të flas për situatën me pandeminë dhe krahasimin Kosovë-Suedi.

Për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga Vushtrria, ku do të flasin Arbër Hoxha, nga  Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Vushtrri dhe Rina Hyseni, nga OJQ “Access”.

Për edicionin e 10-të të festivalit "BeerFest" në Prishtinë, flet  Rron Gjyshinca, zëdhënës i festivalit.

Poashtu do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga Prizreni, lidhur me aktivitetet e "DokuFest".

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme