Nënkoloneli inteligjent rus arrestohet për zhvatje të mbi 1 milionë euro
BKT
Lajme

Nënkoloneli inteligjent rus arrestohet për zhvatje të mbi 1 milionë euro

Nënkoloneli i Shërbimit inteligjent rus (FSB), Alexander Kubrak, arrestohet për zhvatje të mbi 1 milionë euro.

Në Krasnodar/Rusi, është arrestuar nënkoloneli i FSB-së ruse Alexander Kubrak, i cili akuzohet për zhvatje të parave dhe pronave nga biznesmeni lokal i energjisë Alexei Miroshnikov.
Nënkoloneli i FSB-së, që nga viti 2013 e deri me 2020, kishte shantazhuar Miroshnikovin, duke i kërkuar nga 6 mijë euro në muaj, në këmbim të mos hapje së proceseve penal kundër ti. 
Më pas vlera monetare e kërkuar nga nënkoloneli Kubrak ishte dyfishuar, për të arritur në rreth 12 mijë euro në muaj. Në mes viteve 2013-2020, Kubrak kishte zhvatur nga Miroshnikov rreth 1.2 milionë euro.
Edhe pse rastet e korrupsionit dhe shfrytëzimit të pozitës zyrtare në Shërbimet inteligjent ruse janë të shpeshta, vetëm një numër i vogël i pjesëtarëve të Shërbimeve inteligjente ruse del para organeve të drejtësisë. Në organet e drejtësisë denoncohen kryesisht personat që nuk janë të afërt me partinë në pushtet të Putinit `Rusia e bashkuar` dhe ata që nuk pranojnë të kërcënojnë e shantazhojnë kundërshtarët e Putin. 

 


MË SHUME NGA Lajme