Edmond Azemi me portret gjigant në Prishtinë
BKT
Sport

Edmond Azemi me portret gjigant në Prishtinë

Basketbollisti i mirënjohur i Prishtinës, Edmon Azemi është bërë me një portret gjigant në Prishtinë.

Azemi, që i dha fund karrierës së luajtur në basketboll duke u pensionuar,  është bërë me një portret të cilin është duke e sponsorizuar Komuna e Prishtinës.

Kjo është bërë në shenjë mirënjohje për basketbollin prishtinas që është edhe ikonë e këtij klubi me të cilin fitoi dhjetëra trofe, raporton GE.

Pas pensionimit, Edo mund të ushtrojë pozitën e drejtorit sportiv në KB Prishtina.