Ja pritjet në pikat kufitare të Kosovës
BKT
Lajme

Ja pritjet në pikat kufitare të Kosovës

Edhe në këto orë, pritjet në kufi për të dalë nga Kosova kalojnë pesë orëshin.

Në raportimin e fundit të Qendrës për Menaxhim Kufitar , mësohet se pika më e ngarkuar kufitare mbetet ajo në Merdar. Në këtë pikë, pritjet zgjasin për më shumë se pesë orë, teksa kolona e veturave ka arritur gjatësinë e dy kilometrave.
 
Njoftimi i plotë:
 
QENDRA KOMBËTARE PËR MENAXHIM
KUFITAR 
FLUKSI NË DISA NGA PIKAT E KALIMIT KUFITAR
Pikat e Kalimit Kufitar   Hyrje (min)   Dalje (min)
 - Merdarë                        05-10         300-330  
 - Jarinje                            05-10         05-10
 - Mutivodë                       05-10         20-25
 - Dheu i Bardhë                05-10         70-80
 - Vërmicë                          05-10         35-40
 - Muçibabë                       05-10         05-10
Ndërsa për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni web faqen e MPB-së, në linkun e mëposhtëm, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta.
https://mpb.rks-gov.net/


MË SHUME NGA Lajme