`VIRUSSIA` përkthehet në ukrainisht, përkrahet nga politikanja e pozitës
Pas shfaqjes së suksesshme të dy pjesëve të para të "VIRUSSIA", dokumentari tashmë po bënë bujë edhe në Ukrainë.
Lidhur me këtë, pjesa e parë e dokumentarit tashmë është përkthyer në gjuhën ukrainase me mbështetjen e politikanes së grupimit "Solidariteti Evropian", Iryna Friz.
Friz me anë të një shkrimi në Facebook, është shprehur se dokumentari ka një rëndësi të madhe për Ukrainën, ku sipas saj kjo është një mundësi e mirë për ta kuptuar propagandën ruse.
"Ky dokumentar ka një rëndësi të madhe për Ukrainën, e cila ka qenë në luftë me Rusinë për më shumë se 7 vjet dhe se është një mundësi e mirë për t'i kuptuar dhe krahasuar më mirë qëllimet dhe metodat ruse. Promovimi i 'botës ruse' nga Kremlini në vende të ndryshme të botës duke i rezistuar propagandës ruse", ka shkruar Friz.

Për dokumentarin kanë shkruar edhe mediet më prestigjioze ukrainase si, agjencia e lajmeve Interfax, Infonavigator, Duhovny Front dhe Gazeta UA.
Dokumentari përbëhet nga katër pjesë: siguria, propaganda, diplomacia dhe roli i Kishës Ortodokse.
Projekti është realizuar Radio Televizioni i Kosovës me partneritet të medieve të tjera ballkanike si dhe instituteve të veçanta që merren me studimin e ndikimit rus.
Si rrallë herë, dokumentari ka arritur që t’i përfshijë brenda shqiptarë, serbë, boshnjakë, malazezë e maqedonas. Politikanë, studiues, ish-pjesëtarë të inteligjencës e gazetarë flasin për pothuajse njëzëri për pasojat që ka shkaktuar ndër vite Rusia në rajon dhe më gjerë.























