22:48 / 13.08.2021
Krasniqi: Tahiri i shërbeu me nder vendit të tij
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është ndier i thellësisht i prekur nga vdekja e hershme e politologut, atdhetarit dhe njeriut të mirë të Kosovës, Ramush Tahiri.
"U preka thellësisht nga vdekja e hershme e politologut, atdhetarit dhe njeriut të mirë të Kosovës, Ramush Tahiri. Në kujtesën tonë, ai do të mbetet si një profesionist që i shërbeu me nder gjithë jetën vendit të tij. Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.", ka shkruar Krasniqi.























