AGK: Tahiri dha kontribut edhe në gazetari
BKT
Lajme

AGK: Tahiri dha kontribut edhe në gazetari

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ngushëlluar për vdekjen e gazetarit dhe politikologut, Ramush Tahiri.

 

"Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Ramush Tahiri.

Ai kishte punuar si gazetar në Gazeta Rilindja.

Krahas profesionit të gazetarisë, Tahiri ishte edhe politolog, analist dhe këshilltar politik i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

AGK e vlerëson lart kontributin që Tahiri e ka dhënë për profesionin e gazetarisë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Ramush Tahiri". 


MË SHUME NGA Lajme