Haradinaj: Kosova të jetë vullnetare në strehimin e afganëve
BKT
Lajme

Haradinaj: Kosova të jetë vullnetare në strehimin e afganëve

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se Kosova duhet të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë dhe duhet të jetë pranë SHBA-ve..

“Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë dhe të jetë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç ishin ata pranë nesh, kur riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria!”, ka shkruar Haradinaj.

Për këtë çështje ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke thënë se Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht strehimit të afganëve nëse kërkohet nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Në anën tjetër, gjithashtu sot është raportuar se talibanët kanë hyrë në Kabul dhe tani kanë marrë nën kontroll edhe ndërtesën e qeverisë.


MË SHUME NGA Lajme