Panorama për Kosovën 21 vjet pas luftës
BKT
   Analiza & Opinione

Panorama për Kosovën 21 vjet pas luftës

Problemi i Kosoves sot 21 vjet pas luftes vazhdon te jete aftesia e cenuar e elitave per qerim hesapesh per pushtet.

Shkruan: Ridvan Berisha

 

*Eshte shtet laik.

*Ka sistem pluralist, ku respektohet diversiteti i pergjithshem ne kushtet e nje perparimi ne rritje.

*Demokracia eshte ne progres e siper.

*Ekonomia bazohet ne konkurrentshmeri pavaresisht se kemi prezence ende te madhe te ekonomise jo formale. Nje disbalanc i thelle ende eshte midis importit dhe eksportit.

*Prodhimi vendor eshte ne shifra shqetesuese.

*Zbatimi efektiv i ligjeve eshte i ngadalshem.

*Sistemi prokurorial e gjyqesor eshte pika me kritike.

*Shendetesia dhe arsimi, si sektore percaktues, po ashtu kane pasur progres, teper i pamjaftueshem deri me tash.

*Radikalizmi do te vazhdoje te jete brenge edhe me tutje per sa kohe qe elitat nuk flirtojne me grupe ekstreme per hambar votash.

*Kosova me fqinjt ka raporte bilaterale te qendrueshme ne te gjitha pikepamjet, e natyrisht se ketu nuk ben pjese Serbia pavaresisht se Kosova ka treguar gatishmerine per paqe dhe progres.

*Kosova permbushi kriteret per viza por tashme ka te ngjare se ky proces po perdoret nga BE si instrument presioni mbi Kosoven ne kuadrin e nje dialogu pa shprese per rezultat te shpejte midis Kosoves dhe Serbise.

*Kosova sot ka mbeshtetjen e shteteve kryesore te botes qe bashkendajme vlerat e njejta. Miqt mund te humbin durimin nese ne insistojme te dukemi kryeqndra e botes duke u sjelle me lazdrim ne raport me temat me te ndjeshme qe kane te bejne me rrumbullaksimin e shtetesise tone ne marredheniet nderkombetare.

*Kosoves i duhen edhe 20 vjet qe te krijoje nje ambient te pacenuar per nje demokraci te qendrueshme. Per historine e shtetit nuk eshte problem, shqetesim real per qytetaret eshte qe ky 20 vjeçar te reduktohet sa me shume. Demokracia eshte sikurse nje organizem i gjalle qe rritet e zhvillohet gradualisht.

*Problemi i Kosoves sot 21 vjet pas luftes vazhdon te jete aftesia e cenuar e elitave per qerim hesapesh per pushtet. Uroj qe edhe kjo mendesi te hiqet nga agjenda dhe qe qytetaret te mos torturohen me fjalimet dramatike duke ua krijuar pershtypjen se Kosova eshte e paqeverisshme dhe e pajetueshme!

Kryeministri Kurti besoj se ne keto pak muaj qeverisjeje e ka marre leksionin se çka don te thote me qene kryeminister. Pse nuk po e bashkendane me ne kete leksion ne menyre transparente eshte tjeter gjo, taktizim i panevojshem politikisht. Pritjet otopike se politikanet, siç eshte tash Kurti ne pushtet, e kane shkopin magjik per t'u thene mirupafshim problemeve ekzistenciale te qytetareve, jane propagande. Nje here edhe mund te duken te embla per qytetaret, por, por njerezit sidoqofte e jetojne realitetin çdo dite, nuk u duhen atyre politikanet qe te sherbejne si njesi matese e realitetit.

Propaganda nuk eshte jetegjate!