14:47 / 15.08.2021
Rriten gjobat për mosrespektim të masave anti-COVID
Policia e Kosovës ka rritur aktivitetet e saj në zbatim të ligjit COVID-19.
Derisa gjobat për mosrespektim të masave kishin rënë në numra një shifror, dje janë shqiptuar 117.
Ndërkohë, policia ka shqiptuar edhe 1298 tiketa trafiku.
Në raportin e policisë, bëhet e ditur se kanë ndodhur 30 aksident trafiku me të lënduar dhe 62 aksident trafiku me dëme materiale.























