Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, do të flitet për Riciklimin e qelqit.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga QKUK, Rufadije Maxhuni, zv.ud. e Klinikës Pediatrike, Pediatre, flet për rritjen e numrit të fëmijëve të hospitalizuar në QKUK.
Ish ambasadori, Avni Spahiu, do të flas për situatën në Afganistan, ndikimin në rrafshin diplomatik dhe Kosova e hapur për refugjatë nga Afganistani.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























