Harroni zgjedhjet, vendosni masa te ashpra anti Covid
Gazetari Ridvan Berisha i ka sugjeruar Qeverise qe te marre masa te ashpra anti Covid ndersa e ka kritikuar menaxhimin e vaksinimit, si nje proces te ngadalshem.
Me poshte ndiqni postimin e gazetarit Berisha!
Keq me vendose masa e keq mos me reagu ashper me masa anti Covid! Per Zotin ketu po behet veç beteje per qerim hesapesh n'prag t'zgjedhjeve lokale. Qeveria nuk duhet te jete doreshlire, kerkohet reagim i shpejt, i ashper per parandalim te perhapjes se variantit Delta.
Vaksinimi dhe menaxhimi i ketij procesi qartesisht eshte nje proces qe mund te kritikohet. S'ka vend per komoditet minister Vitia, nate e dite organizo nje menaxhim per vaksinim te qytetareve, edhe nen kushtin ligjor qe te kushtezohen me sherbime shtetetore qe te gjithe ata qe e refuzojne vaksinimin!























