Cilat janë mënyrat e duhura për të marrë hekurin në mëngjes?
BKT
Lifestyle

Cilat janë mënyrat e duhura për të marrë hekurin në mëngjes?

Në rastin ideal është mirë të prisni rreth 2 orë para se të konsumoni produkte të pasura me kalcium si qumështi, djathi ose kosi.

Ju gjithashtu duhet të shmangni ushqimet me shumë fibra, si drithërat integrale, perimet e papërpunuara, krundet, si edhe pijet me kafeinë kur merrni hekur.

Kosnumoni produkte me Vitaminë C

Merrni hekur me diçka të pasur me vitaminë C, si lëngu i portokallit, i cili mund të ndihmojë organizmin në përthithjen e hekurit.

A duhet të vazhdoni të merrni hekur në mëngjes?

Në keni mungesë hekuri në organizëm apo po përpiqeni të trajtoni probleme si anemia, atëherë është mirë t’i merrni seriozisht masat e mësipërme.

Këshillohuni me mjekun tuaj dhe bëni teste gjaku, për t’u siguruar që nivelet e hekurit po rriten në bazë të regjimit tuaj ushqimor dhe shtesave të suplementeve.

Sidoqoftë, nëse jeni duke marrë një multivitaminë me hekur dhe nivelet tuaja të hekurit janë normale, nuk keni nevojë të jeni aq të kujdesshëm për mënyrën sesi i merrni këto shtesa.

Edhe pse shtesat kanë vendin e tyre, ushqimi është zakonisht mënyra më e mirë për t’i dhënë trupit tuaj atë që i nevojitet.

Ngrënia e ushqimeve të pasura me hekur, duke përfshirë mishin, produktet e detit, drithërat, fasulet, arrat dhe rrushin e thatë, mund t’ju ndihmojë të plotësoni nevojat tuaja ditore.