Tetë të vdekur dhe 2.236 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 11.373 testime, 2.236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Derisa janë shënuar 8 raste të vdekjes.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës. Deri më sot 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546. Në total numri i rasteve aktive është 14.249”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Prej 13 marsit 2020, deri më 19 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 123.098 raste me COVID-19. Prej kësaj shifre, 2.303 raste kanë përfunduar me fatalitet.
Që prej fillimit të vaksinimit në fundin e marsit, deri më tani në Kosovë janë administruar 644.212 doza të vaksinës, ku 221.026 persona janë vaksinuar plotësisht, me të dyja dozat.
























