Ramadani e Kërçeli vazhdojnë me Prishtinën
Zekirija Ramadani dhe Fisnik Kërçeli kanë vazhduar bashkëpunimin me klubin e Prishtinës. Njoftimin e ka bërë vetë klubi.
NJOFTIMI
Trajneri Kampion Zekirija Ramadani dhe Drejtori Sportiv Fisnik Kërçeli kanë vazhduar bashkëpunimin me klubin tonë edhe për nga dy vite, pas suksesit të arritur në kampionatin vendor duke e rikthyer në kryeqytet pas tetë viteve Titullin Kampion 2020/2021 dhe Superkupën e Kosovës 2019/2020 ndërsa drejtori Kërçeli ishte me skuadrën edhe me rastin e triumfit në Kupën e Kosovës 2019/2020, gjithashtu pa harruar edhe suksesin më të madh në histori të klubit dhe futbollit Kosovar, duke u plasuar në garat evropiane deri në UEFA Conference League raundi i 3-të (përfshirë triumfin në preliminatore të Champions League ndaj kampionit të San Marinos dhe Andorës dhe duke e mposhtur në UECL kampionin e Uellsit).























